“Na gjuajnë me gurë sepse jemi të varfër”/ Rrëfimi prekës i 5 jetimëve: Gjithmonë kemi fjetur në tokë

Historia e familjes Dizdari në Lezhë na ka trishtuar jashtëzakonisht shumë. I ati ndërroi jetë 1 vit më parë, duke lënë pas 5 jetimë. Besajda, vetëm 13 vjeçe çdo ditë shkon te tregu i rrobave dhe lutet të punojë, pasi ditët më shumë i kalojnë duke ngrënë bukë thatë.

“Kur ka qenë babi ne kemi jetuar, por tani nuk kemi asnjë të ardhur. Nuk ka kush na ndihmon. Kemi dal te ata që shesin rroba, na thërrisnin dhe na jepnin lekë. I kam thënë mamit që të dilja të punoja, por ajo nuk më linte se jam e vogël. Por, i thashë t’i ndihmoj të tjerët ata të japin lekë. Për shembull të palos rrobat e t’i rregulloj, të japin ato. Dal unë të punoj, që t’i jap vëllait e familjes për të ngrënë.”

Jetojnë në kushte shumë të këqija, madje asnjë ditë nuk kanë fjetur në një krevat normal, gjithmonë në tokë me insektet që janë gjithandej. Por, edhe prej aty rrezikojnë të dalin, pasi nuk kanë asnjë të ardhur.

“Nuk po mundem dot më, jam shumë e mërzitur. Ne kemi mbetur rrugëve, dil nga një shtëpi e shko në një tjetër, sepse nuk e paguajmë dot. Na lënë një muaj, por nuk na lënë më tepër. Na thonë dilni përjashta dhe nuk kanë faj. Edhe ky ku jemi tani, më ka thënë të dal jashtë. Flemë në tokë, në këto dyshekët që na kanë falur të tjerët.”

Nuk kanë shokë, pasi të gjithë i përbuzin dhe i largojnë sepse janë të varfër.

“Ata që janë më të mëdhenj se ne na gjuajnë, sepse na gjejnë të vegjël. Kur luajmë me top, na e marrin. Luajmë kukafshehthi, na e prishin lojën, na i marrin çantat e na i hedhin në tokë. Ato na bëjnë shumë për të qarë. Sa shkojmë na gjuajnë me gurë, se atje te shkolla ka gurë.”

Rrëfimi i tyre është shumë i dhimbshëm, por më tepër është realiteti që ato e jetojnë çdo ditë. Por, të gjithë ne mund ta ndryshojmë duke u dhënë shpresë se jeta është e bukur.

Bamirësia nuk të varfëron!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME