Fax News ka bërë vëzhgime mëngjesin e sotëm në pikat ku janë stacionuar mjetet e transportit ndërqytetas teksa ku është vënë re prezenca e pakët e qytetarëve që nisen nga Tirana drejt qytetave të tjera të vendit.
Ndërkohë që sot është dita e parë e rinisjes së transportit që pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, gazetarët e Fax News kanë pyetur drejtuesit e mjeteve por edhe qytetarët për kushtet e punës, frekuentimin e qytetarëve dhe masat që janë marrë.
“Duke llogaritur disa taksa që na hoqi shteti, është e arsyeshëm. Jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e ministrisë së Shëndetësisë. Do të na njihen shpenzimet e karburantit dhe TVSH-ja. Bashkitë e kanë vendosur, edhe disa taksa vjetore. Iku autobuzi tani me dy persona në Sarandë, jemi shoferë të punësuar, kemi marrë masa me dizinfektimin, maskat dhe dorezat”.
“Zero fare, një pasagjer kam e vështirë shpresojmë të rregullohet ditët në vijim. Pasagjerët vijnë vetë me maska, po njëherë duhet të vijnë, se s’po vijnë fare”.
Drejtuesit e mjeteve por edhe përfaqësues të agjensive të transportit kanë deklaruar se përgjatë gjithë kohës së pandemisë kanë marrë vetëm 400 mijë lekë, ndërsa janë të pakënaqur me protokollin e masave shtuar kësaj faktin se ka mungesë të frekuentimit nga qytetarët.
“Makina është e dizinfektuar, içik e vështirë do të jetë, të punosh me 70% s’kemi si i vendosim njerëzit, por jemi përpjekur të marrim masat. Ne shoferë jemi, firmat kanë kërkuar akcizat e naftës, taksat, deri tani asgjë nuk kanë bërë. Po nuk punuan urbanët nëpër qytet, nga do të vijnë njerëzit. Makina që iku përpar me dy veta u nis. Kemi dal hajde dalim se si do shkojmë nuk e di. Kemi marrë 400 mijë lekë në fillim, e kemi të nevojshmne të dalim. Kam ardhur ka një orë, nuk ka ardhur asnjë pasafgjer, unë në 09:30 nisem, edhe pa pasagjer. Kemi orare”, tha një qytetar.
“Kemi ardhur për të parë, kemi 4 muaj të bllokuar na ka marrë malli për rob. Unë punoj me Korçën, po nuk punoi urbani qytetas ne nuk punojmë dot. S’kemi pasur asnjë lloj ndihme, na kanë dhënë një pagë 400 mijë lekë, kemi paguar menjëherë 200 mijë lekë taksat, dhe mbeten 200 mijë lekë. Kemi investuar asnjë mjet nuk është i prodhimit më parë se 2008. Si mund të marrë furgoni 12 veta kur do 80 mijë lekë naftë. NA kanë vendosur masat na penalizon. Vjen çifti, ulet në sediljen e fundit me të dashurën e vete, e puth unë ha 10 milionë lekë gjobë”.
Pronari i “Shega Trans” i tha gazetares së Fax News se Fjona Çela se protokolli i masave është i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë fizike por edhe të kushteve e kryesisht që kanë të bëjnë me ruajtjen e distancës apo vendosjen diagonal.
Ai tha se agjensitë kanë të njëjtat kërkesa për heqjen e akcizave dhe tvsh-së ndërsa lajmëroi se do të kërkohet nga ministria e Infrastrukturës dhe energjisë ndryshimi i protokollit.
“Vendosja diagonal e pasagjerëve bie ndesh me protokollin. Është e pamundur të vendoset diagonal 70%. Jemi në pritje, nuk mendoj se do të fillojë aktiviteti pa u plotësuar kushtet. Jemi në pritje të një takimi me ministrinë për të hartuar një protokoll tjetër. Të gjithë operatorët kanë kërkesa të përbashkëta. Kërkojmë të mos na marrin akcizën dhe Tvsh, nuk ka pasur as nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave të gjithë e kuptojmë se ekonomia është e dobët. Është përgjegjësi personale e qytetarit dhe jo e shoferit për të bërë policin, por të ndëshkohet ai që thyen protokollin”.



