Kryeministri Edi Rama njihet si një personazh ekstravagant duke qenë dhe artist, e madje shumë i përditësuar me teknologjinë e rrjetet sociale.
Tashmë atë mund ta gjeni dhe në youtube, pasi jo më larg se sot, Rama ka hapur kanalin e tij atje. Ai fillimisht është bërë pjesë e facebook dhe tëitter, më pas Instgram e Tik Tok, e tashmë dhe në youtube.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë me anë të postimeve në Instagram.
Kujtojmë që kryeministri ka krijuar edhe minitelevizionin e tij në facebook, ERTV, nga ku transmeton të gjitha komunikimet e tij, apo të kolegëve.



