Shkodra ndër shekuj ka qenë simbol i bashkëjetesës fetare.
Tradita e përcjellë brez pas brezi, vazhdon të forcohet edhe më shumë. Janë vetë prijësit dhe figurat e njohura të besimeve, ata që japin shembullin në vetë të parë. Një foto e publikuar sot nga Haxhi Sheh Fejzi Zaganjori, flet më shumë se njëmijë fjalë.
Ai është vizituar nga Arqipeshkvi i Metropolit Shkodër- Pult imzot Angjelo Massafra. Lajmin e ka dhënë vetë Haxhi Sheh Fejzi Zaganjori, ndërsa ajo që bie në sy është kafja që ata konsumojnë gjatë bashkëbisedimit të tyre- simbol tradicional i miqësisë dhe “kuvendit” në mes shqiptarëve.
Publikimi në Facebook i Haxhi Sheh Fejzi Zaganjori
VIZITE MIQESORE NE MES MIQSH TE VJETER.
Sot Monsinjor Angelo Massafra bani nji vizite mikut te tij Haxhi Sheh Fejzi Zaganjori.Qellimi i vizites ishte per me u takue dhe me u interesue per shndetin tim ,me kujtue episode te kryeme qe i kane sherbye Shkodres e atdheut.Njiherit dhe punet e mira qe vazhdojne te bajne komunitet fetare e qe do te bajne.Bisedat ishin miqesore e te kandshme. Shkoder 25/6/2020
Marre nga shkodra web