Për Julianin është hera e dytë që vjen në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Hera e parë ishte në 1 Maj 2016, ku ai i bëri një surprizë gruas së tij të tretë, Sadetit.
Ditën e sotme, ai është rikthyer sërish, por këtë herë për t’i bërë surprizë gruas së tij të re, të quajtur Fitore.
Juliani në studio tregoi se marrëdhënia me Sadetin nuk funksionoi, më pas u njoh përmes Facebook-ut me një vazë të quajtur Ina. Por as lidhja me të nuk zgjati shumë. Më tej, ai u njoh me Fitoren dhe tashmë kanë 3 vite të martuar.
Julian: U jam mirënjohës që më hapët sërish dhe më mirëpritët, për të dhënë një mesazh të dytë për bashkëshorten time.
Ardit Gjebrea: Për Sadetin?
Julian: Për Fitoren, e kam këtë mesazh sot.
Ardit Gjebrea: Ti nuk je më me Sadetin?
Julian: Pas rastit të Sadet, Juliani thotë që ky është mesazhi i dytë që jap.
Ardit Gjebrea: Prit pak, se unë aty ka mbetur tek Sadeti! Nuk është më Sadeti?
Julian: Nuk është më! Rasti i Sadetit qëndron se kishte një fatkeqësi në shtëpi, kishte një vëlla dhe një motër, i kishte të sëmurë, invalidë dhe kjo na ftohu dhe na largoi.
Ardit Gjebrea: E le ti apo të la ajo?
Julian: Me Sadetin, siç u mirëkuptuam bashkë, ashtu edhe u ndamë.
Ardit Gjebrea: Mirë e mbyllim kapakun Sadet! Hapim një faqe të re?
Julian: Po!
Ardit Gjebrea: Mbas Sadetit pate ndonjë histori?
Julian: Pas Sadetit, Julian ka shkuar pak kohë në Greqi, në emigrim dhe kur jam kthyer në Shqipëri, më çon ftesë një vajzë nga Xarë e Sarandës, Ina. Unë e pranoj ftesën për shoqëri në Facebook.
Ardit Gjebrea: Më thuaj për Inën?
Julian: Më priste në Sarandë bashkë me familjen.
Ardit Gjebrea: Që të zyrtarizonit lidhjen tuaj?
Julian: Po që të më njihte familja si dhëndër, që unë do bëhesha në atë shtëpi.
Ardit Gjebrea: Ti sot sa vjeç je?
Julian: 36 vjeç!
Ardit Gjebrea: Po ina sa vjeç ishte?
Julian: Ina ishte 22 vjeç!
Ardit Gjebrea: Për Inën ke ardhur sot?
Julian: Jo! Sot kam bashkëshorten e tretë! Qoftë e treta e vërteta! Besoj kështu do na ecë.
Ardit Gjebrea: Po kështu the dhe për Sadetin, e treta e vërteta. Ina ishte gruaja e 5 në jetën tënde apo jo?
Julian: Po!
Ardit Gjebrea: Si i ke përjetuar gjithë këto ndarje, ti zemrën duhet ta kesh copë!
Julian: Jo, unë gjithmonë kam qenë i fortë, jam dhe do të jem./Burimi: Tvklan
https://youtu.be/JRuZ9zi7Spc