Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e ”Revistës Ora”. Një çift nga Shqipëria u ka bërë apel të gjithëve që t’i ndihmojnë pasi jetojnë në kushte shumë të vështira.
Ata tregojnë se e kanë të vështirë të sigurojnë edhe bukën e gojës. Gruaja thotë:
Jemi në kushte shumë të vështira. Kemi nevojë për ndihmë.”
Kurse i shoqi ka thënë:
Kam punuar në ngarkim shkarkim, tani policia nuk më lë më. Jam në gjendje shumë të vështirë, jemi pa bukë. Qeveria këtu nuk na jep gjë. Ju lutem shumë na ndihmoni vini dorën në zemër. Për fëmijën e vogël nga ndihmoni ju lutem. Jetojmë në një barake. Vini dorën në zemër për këtë fëmijën e vogël. Kam edhe motrën, atë e kam të sëmurë.
Burri ka lënë edhe numrin e telefonit ku mund ta kontaktojnë ata shqiptarë që kanë mundësi ta ndihmojnë. Numri i tyre i telefonit është 0683730730.