Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një hemoragjie cerebrale në tru.
Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.
Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Nuk mungojnë as 2 juventinët Kielini dhe Bufon.