Ndodh edhe kështu… një fëmijë që lind në këtë mënyrë quhet thjesh me fat, ose siç thuhet në gjuhën popullore “i lindur me këmishë”.
Një foshnje e tillë ka lindur së fundi në maternitetin Koço Gliozheni në kryeqytet, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja gjinekologe Anika Dokle.
Dokle ka publikuar edhe fotot e mrekullueshme të bebit të porsalindur. “Bebush me këmishë”, shkruan doktoresha, një foto e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve.
Të shpresojmë që bebushi që ka lindur në një kohë delikate për të gjithë botën, ta ketë jetën sa më të lumtur e të qetë.