Tregtari e masht roi! Fermeri shqiptar kujtoi se i humbi të gjitha, por ne treg zbulon çmimin e çm endur të ‘domates’ së tij

Shkoi të blejë domate të quajtur “zemër kau”, por tregtari e mashtroi dhe ferma e tij u kthye në një “thesar” fitimprurës. Kjo është historia e Alban Cakallit, 35-vjeçarit nga Mamurrasi.

Si nisi historia

Një ditë të bukur, Albani shkon tek një i njohuri i tij që merrej me tregtimin e shitjes së farave. I riu kërkon që të blejë domaten e quajtur “zemër kau”, për ta mbjellë në tokën e tij. Ky varietet prodhon 3-4 kokrra, të cilat shkojnë deri në 1 kg secila. Fermeri mendoi që do arrinte të siguronte disa të ardhura të kënaqshme financiare. Çdo ditë kujdesej për fidanët deri sa ato erdhën në fazën e lulëzimit.

Çfarë nuk po shkonte me investimin e tij

Kur fidani nisi të çelte u vu re anomalia e parë. Rrënja e domates që në momentin e parë kishte 12-13 lule. Kjo e habiti por njëkohësisht edhe e lumturoi Albanin. “Kush e di se sa kg domate do shes për rrënjë!”, mendoi. Teksa ditët kalonin, 35-vjeçari po shikonte që domatja nuk po rritej si kokërr dhe kjo e mërziti. Kur vëllai shkoi në fermë, vuri re se ato kishin nisur që të piqeshin. Të dy në ato momente menduan që t’i shkulnin sepse investimi kishte shkuar dëm.

Si u njoh me vlerat e domates dhe çmimin marramendës

Albani shqetësimin e tij nisi që ta ndante me miqtë, kur një ditë të bukur bie në kontakt me një tregtar nga Tirana. Ky i fundit i foli për cilësitë e veçanta të domates. Bëhej fjalë për një varietet të eksperimentuar për herë të parë në vitin 2019. Një kg i kësaj domateje të vogël shkonte deri në 30 euro në Itali, për shkak të vlerave ushqyese. Albani nisi kërkimet në internet për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë në të vërtetë. Domatja portokalli, ishte më e shtrenjta në supermarketet e Tiranës dhe Albani ishte i vetmi në Shqipëri që e kishte kultivuar gabimisht. Ka një shije të ëmbël dhe shumë vlera, zero aciditet.

Sa e shet Albani

I riu e shet 500 lekë të reja kg këtë domate. Thotë që është i kënaqur me aq sa ka fituar. “Jam shumë i kënaqur sepse domatja tjetër po shitet me 30-40 kg, kurse unë e shes me 500 lekë të reja. Për këtë vit kam mbjellë rreth 500 metra katrorë tokë dhe vitin tjetër do e kultivoj sërish”.

Ferma e Albanit nuk është e kultivuar vetëm me domate, por edhe me fruta ekzotike, që janë pak të njohura për tregun vendas. Fermeri nga Mamurrasi ka një dashuri të çuditshme ndaj tokës. Ai nuk ndalet se lexuari literaturë vendase dhe të huaj, që ka të bëjë me bujqësinë. Thotë se me informacionin që ka, eksperimenton me prodhimet që kultivon në tokën e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME