Lumnije Alushi e cila është 60 vjeç prej 22 vitesh jeton e vetmuar brenda mureve të plasaritura në lagjen e ish Zooteknikës në qytetin e Shkodrës. Kushtet në të cilat jeton janë tejët të vështira.
Sikur të mos mjaftonin kushtet e mjerueshme në të cilat jeton, Lumnija ka edhe probleme shëndetsore, pasi vuan nga zemra. Banesa në të cilen jeton nuk plotëson as kushtet më minimale pasi është totalisht e amortizuar
E vetme pa asnjë përkrahje , Lumnija thotë se e ka patur shumë të vështirë të jetojë në këto kushte
Gruaja e vetmuar shpreson që dikush ta ndihmojë të paktën ti sigurojë një banesë që plotëson kushtet e jetesës , në mënyrë që jeta e saj të mos rrezikohet nga muret qË po shemben
Largohemi me shpresen se dikush do ta ndihmojë Lumnije Alushin , pasi gjëndja në të cilën jeton është e vështirë për ta përshkruar.