I riu shkodran i cili preku zemrat e të gjithëve me historinë e tij, ka festuar sot 17-vjetorin. Lajmi është bërë i ditur nga Elvis Naçi, i cili ka publikuar disa foto të djaloshit në Facebook.
“E pabesueshme por ju Shqiptarë të nderuar mbas Zotit e shpëtuat jeten e Musa Baculit, nëse nuk do të ishte ndihma juaj Musa Baculi nuk do kishte mundësi të festonte 17 vjetorin e lindjes së tij! Qofshi te bekuar. Amin”, shkruan Naçi.
Baculi qëndroi në koma në spitalin e Shkodrës, pas një aksidenti në ujë, ku rrezikoi mbytjen. Ai u ndihmua nga emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, që mblodhën shumën e nevojshme për kurimin e tij jashtë vendit.