Policia e Shtetit ka bërë një inspektim 3 orësh me radar në aksin Sauk-Teg, mbrëmjen e kaluar dhe është përballur me diçka që ndoshta as vetë nuk e priste.

Në një njoftim të bërë publik, policia bën të ditur se gjatë këtij orari nuk është evidentuar asnjë mjet i cili qarkullonteme mbi 100 km/h. Autoritetetet bëjnë me dije se shpejtësia maksimale ka qenë 98 km/h.

“Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë. E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vr.astare, sonte asnjë e tillë.” shkruan ndër të tjera policia.