Gerta Shino ka mbetur një prej vajzave më të komentuara të rrjeteve sociale, që pas daljes nga Reality Show, Big Brother. Ajo është përfolur të jetë ndarë nga partneri i saj Florenti, mirëpo së fundmi del se gjithçka është thashethem.
Çifti, i cili ndodhet bashkë me pushime, nuk ka kursyer fotot në rrjetet sociale, teksa Gerta ka postuar një foto nga shtrati, ku Florenti i ka kapur dorën.
“Por më pas të dëgjova të thërrisje emrin tim dhe tingëlloi si kënga më e bukur. Ti kurrë nuk bëre para me jetën tënde, po më prisje mua gjithë këtë kohë”, ka shkruar Gerta krahas fotos.




