Do martohej për pak orë, por i nisën një letër ku shkruhej: Ai që do marrësh t’i për burrë ka…

Një grua ka folur hapur për momentin që e la të fejuarin e saj në prag të dasmës.

Kur Mel u takua me partnerin e saj Chris, ajo mendoi se ai ishte gjithçka që donte në një mashkull.

Mel ishte “në qiellin e shtatë” kur Chris i kërkoi të martoheshin pas tre muajve të bashkëjetesës. Por në ditën e tyre të martesës, Mel mori një lajm që ndryshoi jetën e tyre.

“U putha me Chris e pastaj ai shkoi në hotel ku do të bëhej gati për dasmën… Kur u ktheva lart në banesën tonë, pashë një copë letre nën derën tonë. Mendova se ishte një tjetër reklamë, por ajo copë letre përfundoi duke ndryshuar jetën time përgjithmonë.

Unë ende nuk e di se kush e ka shkruar atë, por dëshiroj që t’i falënderoj ata. Më shpëtuan nga shumë dhi mbje.

T

Në shënim thuehj se unë duhet të kërkoja në Facebook për një emër…”. Mel mori laptopin e saj kërkoi emrin. Ajo mësoi se burri i saj i ardhshëm, Chris, jo vetëm që kishte një grua që nuk kishte asnjë ide, por kishte tre fëmijë.

Por nuk përfundon këtu. “Më vonë kuptova se djali i tyre më i vogël kishte lindur tre javë pasi u fejuam”, shpjegoi Mel. “Orët e ardhshme ishin një turbullirë e vërtetë. E thirra nënën dhe babanë dhe u thashë se dasma nuk do të bëhej”. Ajo e prishi dasmën e saj vetëm 25 minuta para se ceremonia të niste.

Pastaj tre javë pas dramës, ajo u takua me Chrisin për një kafe. Mel shtoi: “Ai tha vetëm se ishte duke pritur për ‘kohën e duhur’ për të më treguar për situatën e komplikuar të familjes, por koha e duhur nuk ishte materializuar kurrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME