Ish-kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Në deklarimet që ka bërë ish-kryeministri, bie në sy apartamenti me vlerë 400 mijë euro i blerë nga bashkëshortja e tij në Norvegji.
Kurti ka deklaruar se nuk ka asnjë kredi, ndërsa gruaja e tij ka një kredi prej 242.224 euro në Norvegji për blerje apartamëenti.
Ish-kryeministri deklaron se jeton në një apartament me qera, ndërsa këto deklarime pasurie janë bërë 1 muaj pasi Kurti mori postin e kryeministrit.
Kurti ka deklaruar se ka të ardhura vjetore 10.040 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 46.990 euro.