Barcelona doli me turp nga Champions League me një njollë qe me siguri do ta shoqërojë në të gjithë historinë e saj.
Kjo ndodhi në mbrëmjen e djeshme dhe gjithë Europa flet vetëm për këtë takim. Ndërkohë pamjet që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale janë ato në pushimin e pjesës së parë.
Në momentin kur rezultati ishte 1-4, Messi gjendej i vetmuar dhe i trishtuar duke qëndruar i ulur, shpeshherë me veprime që mund t’i largonin stresin përkohësisht. Por nga ana tjetër tërësisht i përgatitur që Bajerni do të vazhdonte me golat e shënuar, pasi nuk kishte asnjë motivim të vetëm për t’i dhënë qoftë edhe një këshillë shokëve të skuadrës në ato momente.
Dorëzimi ishte i plotë që në 45 minutëshin e parë, por gjermanët ishin të pamëshirshëm.