Ka shp.ërthyer keq këngëtari i njohur Roland Hysi ka shp.ërthyer në të sha.ra dhe ma.llkime ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që kur shkojnë të kalojnë momente dhe festojnë në bregdet, lënë pas të gjitha mbeturinat aty. Vetë këngëtari, është përballur me një tufë me mbeturinat dh mbetjet e një zj.arri, dhe në atë moment ka xhiruar disa video, për t’i publikuar në rrjetet sociale.
“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! De.rra e dosa. Përshëndetje të gjithëve dua t’ju them një fakt. Shqipëria është një vend i bukur, por me sjellje të tilla, nuk do të shkojmë asgjëkundi. Nuk mund t’i kërkojmë as qeverisë dhe as askujt, na bën këtë e na bëj atë…sepse ti vëlla, a motër, nëse vjen për qejf këtu, dhe shkakton këtë lloj mynxyre, edhe ai tek qeveria do të thotë, nuk kam çfarë të bëj, sepse ti je një derr. Tani këto menderosjet tuaja, do t’i pastroj unë sot, por thirrini mendjes, legena.
Faleminderit të gjithë atyre që më kanë thënë bravo për mesazhin. Por është shumë interesante, sepse ka pasur një pjesë të vogël që thonin ‘he më mo, se për qejf’. Ti vëlla apo motër që e thua këtë, nuk na duhesh. Sepse ti nuk menderos tek divani që rri apo tek tavolina që ha bukë. Kështu që nëse e do këtë vend, çoji plehrat atje ku duhet. Dhe mos më komentoni më,”– dëgjohet të thotë Hysi.



