Liqeni i Vaut të Dejës në Shkodër është një resurs turistik shumë pak i njohur. I gjendur vetëm pak km larg kryeqendrës së veriut, kohët e fundit është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme.
Bukuritë që të ofron vendi ynë janë të shumta.
Mjafton një shpirt eksplorues dhe destinacionet turistike gjenden lehtë, shpesh ato janë edhe më afër seç e kishe menduar.
Edhe kur sinjalistika mbetet e varfër, janë njerëzit ata që shumë mirë mund të orientojnë. Liqeni i Vau-Dejësit në Shkodër, shumë pak i njohur për veçantitë e tij dhe bukurinë që fsheh destinacioni pak kilometra larg Shkodrës.
Një panoramë magjepëse të rremben teksa udhëton në kilometrin e parë për Koman.
Sipërfaqja e liqenit e rrethuar nga kurora e gjelbërt e pishave është befasuese dhe menjëherë të krijohet përshtypja se një ditë e vetme është e pamjaftueshme për ta eksploruar këtë bukuri që të ofrohet.
Bukuritë e liqenit të shijojnë edhe më shumë kur je në shoqërinë e miqve.
Nese po planifikoni nje udhetim ne kete vend sugjerojme ta beni ate kete vere dhe ju garantojme qe do ktheheni serish.
Ne kete Liqen ndodhet dhe Restorant Agora, ku mund te shijoni ushqime te zones.
Agora Farmhouse gjithashtu ju ofron dhe guide ne liqen, kanoe apo xhiro me varke ne shpellat qe ndodhen rreth liqenit, apo në ishullin e Sardes
Nëse doni te rezervoni një udhetim te tille kontaktoni ne kete nr: 067 248 0224 ose na shkruani në instagram në faqen shkoder.info