Sabit Pali, babai i Ardian Palit, 18-vjeçarit që është i zhdukur prej 3 muajsh, bën thirrje shtetit që të gjejë djalin e tij.
Ai ka deklaruar se deri më tani shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje, madje ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i ka kthyer një përgjigje. Babai me lot në sy shpjegon më tej se djali kishte dalë në mal për të mbledhur lule, por nuk u kthye më në banesë.
“Ka tre muaj që më ka humbur djali në Korab. Për gjendjen e ekonomike të dobët mora edhe djalin dhe djali më humbi në Korab. Aty isha duke mbledhur bimë mjekësore për t’i shitur, për të siguruar copën e bukës. I kam dërguar letër Presidentit
Meta, më ka kthyer përgjigje. I kam nisur letër edhe kryeministrit dhe nuk ka kthyer përgjigje, nuk e ka çarë kokën hiç. I bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Brendshëm që të merren sa më shpejt me këtë ngjarjen time. Kam dashur të takoj ministrin e Brendshëm, por nuk kam mundur ta takoj dot.
Unë nuk e di ku është, djalin ma ka kërkuar pala maqedonase, por pala shqiptare nuk ka bërë asgjë.
Më 20 maj djali më është zhdukur pas orës 11:00 dhe nuk di më asgjë. Nuk jemi lidhur më me djalin. Të nesërmen djali shkoi me dhëndrin për për gjetur lule. U kthye dhëndri dhe më tha është tek çadra djali. Kur shkova tek çadra nuk e gjeta, sesi është zhdukur nuk e di”, është shprehur babai.