Një aksident ka ndodhur në Prrenjas, ku drejtuesi i një makinë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda lokalit të një karburanti buzë rrugës.

Mësohet se nga incidenti ka mbetur e plagosur një grua e iniciale M.D., është bashkëshortja e pronarit në karburantit. E plagosura është nisur për në spitalin e Librazhdit, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e para mësohet se drejtuesi i mjetit ka qënë me shpejtësi të lartë pasi në makinë kishte një fëmijë të sëmurë, i cili po transportohej me urgjencë drejt spitalit të Përrenjasit. Megjithatë lidhje me ngjarjen pritet informacion më i detajuar nga policia.