Këngëtari i famshëm i muzikës pop, Sam Smith është kapur mat me të dashurin e ri Francois Rocci, vetëm pak kohë pas ndarjes nga aktori Brandon Flynn.

Sam ka vendosur të nisë një lidhje të re dhe duket shumë i dashuruar. Sam dhe Francois u fotografuan teksa shkëmbenin puthje pasionante në mes të rrugës.

Shfaqja e tyre e dashurisë nuk përfundoi vetëm në rrugë. Pasi çifti u ul në një kafe dhe vazhduan sërish të putheshin. Francois raportohet se është stilist me origjinë franceze.