Një zbulim tronditës është bërë nga pol icia, e cila ka gjetur një 77-vjeçare të jetonte me trupin e mumifikuar të nënës së saj për rreth 30 vjet.

Ngjarja është regjistruar së fundmi në Ukrainë. Policia në qytetin ukrainas të Mykolaiv u thirr nga fqinjët e shqetësuar. Pasi mbërriti në banesë, pol icia gjeti 77-vjeçaren e paralizuar të shtrirë në dysheme, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, para se punëtorët e emergjencës të zbulonin trupin e nënës së saj të shtrirë në divan, të veshur me rroba të bardha dhe të rrethuar me ikonografi fetar