Ajo është një prej vajzave më të bukura shqiptare. Dhe këtë bindje ta krijon edhe nëntë ditë pas lindjes.

Aktorja e famshme Olta Gixhari solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Amar.

Së fundmi aktorja ka postuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet se ka nisur dhe shëtitjet e para me të voglin e saj. Olta ka vetëm 9 ditë që është bërë nënë dhe shihet në super formë, teksa ka pozuar me një bluzë të shkurtër, ku shihet edhe barku.

“Ja dhe mami ja doli te bej nje foto po shapka shtepie. Amar eshte djali i vetem ne kete bote qe me ka bere te qaj te qesh te vuaj te lumturohem,te qendroj pa gjume,me ben te drr.idhem,me jep forc,te mendoj ndryshe per te ardhmen… sa me eshte bere x.heloz dhe burri. Jam njeriu me i lumtur ne bote me ju te dy prane,” shkruan aktorja.