Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras, ku një i ri ka mbetur i vdekur. Bëhet me dije se një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 20-vjeçari i identifikuar si R. Peskura.

20-vjeçari ishtë duke udhëtuar me motor ku u përplas me automjetin, ndërkohë që ende nuk është identifikuar drejtuesi i mjetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet në lidhje me shkaqet e aksidentit të rëndë që i mori jetën 20-vjeçarit./faxweb