Legjendë urbane rezultoi e vërtetë, zemra e kryebashkiakut në këtë shtet gjendet në sënduk brenda shatërvanit

Në qytetin Verviers në Beligjikën lindore u bë një zbulim sa i çuditshëm aq dhe befasues i cili ngjan me filmat fantazi. BBC shkruan se zemra është vendosur në një kavanoz me alkool e më pas është kyçur brenda sëndukut prej zinku.

 

Bashkiaku Pierre david ndërroi jetë në vitin 1839 ndërkohë që vetë shatërvani u pagëzua me emrin e tij në vitin 1883. Sënduku me zemrën e tij u vendos brenda saj që prej atij viti. “Zemra e Pierre David është vendosur në mënyrë solemne në këtë monument,” thuhej në shatërvan. Por ajo që ishte menduar se ishte legjendë urbane, u bë realitet.

 

Sënduku është vendosur në Muzeun e Arteve të Bukura të qytetit për të vizitorët. Kjo ngjan me një personazh të një prej filmave më të dashur, Piratët e Karaibeve. Bëhet fjalë për Davy Jones i cili ishte një pirat i cili ra në dashuri me Calypso, një perëndeshë e detit.

 

Ajo i besoi atij detyrën për të transportuar shpirtrat e atyre që vdesin në det në botën tjetër dhe zotua që do të kalonte një natë me të pas 10 vitesh. Kur erdhi momenti i takimit, Calypso nuk u shfaq. Duke e konsideruar si tradhti Jones vendosi zemrën e tij brenda një sënduku dhe u zotua se nuk do të dashuronte kurrë më.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME