Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjeçari dhe një të miture 15 vjeçe, u rrëfye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV, nga nëna e vajzës Violeta Dobruna.
Pas një bashkëjetese prej dy vitesh me Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti. Violeta Dobruna e ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’, tejet e lënduar nga gjithcka ka ndodhur me të bijën kërkon kontakt me të. Ajo dyshon se, vajza është rrëm byer nga ish-bashkëjetuesi me qëllime shfrytëzimi. Për Violetën, nënë e katër fëmijëve, kjo ngjarje e ka zanfafillën në vitin 2013 kur, pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj nis një mar dhë nie të re dashurie me Istrefin, gjyshin e 18 nipërve. Ajo rrëfen sesi zbuloi raportin e partnerit të saj, prej 9 muajsh me të bijën e mitur.