Sot në mbrëmje të gjithë me kokën lartë për të parë Super Hënën

Sot në mbrëmje të gjithë me kokën lartë për të parë Super Hënën, një ngjarje planetare për adhuruesit e universit qiellor ose për ata më romantikët.

Si çdo vit, “Nata Ndërkombëtare e Hënës” është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror. E vizituar nga njeriu në vitin 1969, Hëna gjithmonë e ka magjepsur njerëzimin pasi është ylli më i ndritshëm i natës.

“Është diçka që i intereson të gjithë botës”, – shprehet shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young. “Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën. Mund ta admironi atë nga dritaret e qytetit të madh apo nga ndonjë cep i një pjese të vogël. Sot është një mundësi për të hyrë në kontakt me këtë trup qiellor që ka pasur gjithmonë një domethënie të madhe për kulturat dhe shoqëritë e çdo epoke”.

Nga Londra, në Milano, nga Berlini në New York. Në 2500 vende, astronomë dhe entuziastë do pajisen me dylbi dhe teleskopë për të admiruar vendet ku ka ecur njëriu në kratere hënore dhe fushat e mëdha të errëta, të quajtura “dete”, por të përbëra nga shkëmb vullkanik të dendur.

Si gjithmonë, ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga shumë televizione, për të na dhënë mundësi të gjithëve të ëndërrojmë dhe të shohim diçka të jashtëzakonshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME