Një vajzë 14-vjeçare nga Mitrovica është bërë nënë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se duke cituar burime brenda Klinikës së Gjinekologjisë se 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.
Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gramë është sjellë në jetë me lindje normale, nga ekipi kujdestar.
Vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kanë lindur fëmijë katër nëna me moshë nën 14-vjeçare.