Arkeologët në Egjipt njoftuan se kishin gjetur 59 arkivole prej druri, të ruajtura mirë dhe që ishin varrosur më shumë se 2,500 vjet më parë.
Zbulimi u bë në muajin gusht, në jug të Kajros, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Besohet se në këto arkivole janë priftërinj dhe nënpunës të dinastisë së 26.
Ndërkohë për herë të parë, arkeologët kanë hapur përpara mediave një nga sarkofagët, brenda të cilit kishte eshtra të mumifikuara të mbështjella me disa rroba me mbishkrime.
Ekipi zbuloi mbetje të mumifikuara të mbështjella me pëlhura të varrimit që mbanin mbishkrime hieroglifike me ngjyra të ndritshme.
“Unë e konsideroj këtë si fillim i një zbulimi të madh,” tha Ministri i Egjiptit për Turizmin dhe Antikitetet Khalid el-Anany, duke shtuar se më shumë zbulime ende pritet të dalin në të njëjtën zonë.
Mostafa Ëaziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se studimet fillestare tregojnë se arkivolet e zbukuruara ishin bërë për priftërinjtë dhe zyrtarin e lartë nga Periudha e Vonë Faraonike rreth vitit 664-525 B.C.
Arkivolet dhe gjetjet tjera do të ekspozohen në muzeun e ri egjiptian, të cilin Egjipti po e ndërton pranë Piramidave të Gizës.