Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 u trajtua historia e br akt isjes së dy fëmijëve të mitur 5 dhe 4 vjeç nga nëna e tyre. Historia u rrëfye nga gjyshja e cila kërkon ndihmë për të rritur mbesat.
Evis Ahmeti: Si u njoh djali juaj me bashkëshorten?
Vera: Të them të drejtën kur djali u martua me këtë femër nuk e kam pranuar dhe ai u largua me qera. Nuk e pranova sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë të cilët i kishte braktisur.
Evis Ahmeti: Kishin kon flikte mes tyre pas martesës?
Vera: Jo nuk kishin, por pasi erdhi në jetë vajza e madhe unë i kërkova djalit të vinin të jetonim bashkë të gjithë.
Evis Ahmeti: Po si lindën problematikat?
Vera: Nëna e Blerinës nuk e donte djalin tim fare, e shanin dhe e ofendonin pafund. Nga ajo krushqi nuk kam pirë një kafe.
Evis Ahmeti: Paska qenë një martesë dhe krushqi prob lematike?
Vera: Po sepse as ata nuk na donin as ne nuk i donim, dolën fjalët e vjehrrës së djalit pasi ajo thoshte që do të s
hkatë rroj deri në fund.