Një mesazh ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shqiptar shkruan se pasditen e sotme në Mykonos të Greqisë, ka gjetur një portofol të humbur.

Ai shton se brenda ishte disa karta, patentë dhe dokumente të tjera të rëndësishme, të cilat i përkasin një vajze nga Tirana.

Edhe pasi ka kërkuar në rrjetet sociale, ai nuk ka mundur ta gjejë personin. Ndaj për këtë arsye ka shkruar në redaksinë tonë me qëllim se nëse vajza e sheh lajmin, do bëhet i mundur kontakti dhe gjetja e një zgjidhjeje. Një veprim vërtetë për t'u admiruar nga ana e tij!

Mesazhi i mbërritur:

JOQ pershendetje ? Sot masdite kam gjetur nje portofol ne Mykonos Greqi dhe meqe kishte shum karta , patente dhe do dokumente tjera thash do i baja pune personit ne fjal sepse esht nje goce nga tirana . U perpoqa ta gjej ne rrjete sociale po nuk munda . Nqs personi e sheh te kontaktoj me ju dhe do e gjejme nje zgjidhje .