Vis Albania inauguroi “Portën e Shkrelit” e cila tashme vjen me një pamje krejtësisht të re dhe te rikonstruktuar. Pjesë e kësaj ceremonie ishin anëtare të Vis Albania si edhe nënkryetari i bashkisë së Malësise së Madhe z. Sytki Ndrecaj i cili preu edhe shiritin inaugurues.
Me pas të gjithë pjesëmarrësit u drejtuan për ne Razëm nga ku do të vijonte takimi me prezantimin e konferencës finale për realizimin e planit për parkun natyral të komunës së Shkrelit.
Prezantimi i kësaj konference u realizua nga Anna Carboni menaxhere e projektit të Vis Albania e cila fillimisht falënderoi të gjithë të pranishmit dhe ata që bënë të mundur dhe realizimin e këtij projekti. Me pas Carboni ftoi nënkryetarin e bashkisë M.Madhe Sytki Ndrecaj ku ne fjalën e tij ai u shpreh se të tilla projekte në të mirën e komunitetit do te gjejnë gjithnjë miratimin e bashkisë Malësi e Madhe.
Ndërkohe përgjegjësi i bordit të menaxhimit të parkut të Shkrelit Erisjan Smaljalj u shpreh se ky projekt dhe ky inaugurim është mjaft i rëndësishëm për të evidentuar ketë zonë.
Fjalimin e radhës në lidhje me ketë projekt e mbajti Angelica Ranieli si pjese e Vis Albania për te folur rreth takimeve që janë mbajtur në kuadër të këtij projekti e cila u ndal ne çdo detaj të realizimit te tij.
Ne përfundim te fjalës se saj Raneli ftoi përgjegjësin e bordit të menaxhimit të parkut të Shkrelit z. Erisjan Smajlaj si edhe profesor Abdullah Diku për dorëzimin e planit ku këta të fundit përcollën edhe falënderimet e tyre.
Si një nder pjesëmarrësit kryesor ne ketë projekt të Vis Albania ka qene edhe inxhinier i ADZM Tonin Macaj. Ai tregoi se si pjesë e projektit janë zhvilluar disa takime të ndryshme informuese sa i përket mbrojtjes së ambienteve të ndryshme kryesisht atyre natyrore në parandalimin e zjarreve etj.
Pjese e kësaj konference ishte edhe z.Rifat Hoxhaj i cili është përfaqësueses i shoqatës së pajtimit te gjaqeve. Hoxhaj në fjalën e tij vuri theksin ne rëndësinë e pasjes së harmonise dhe paqes mes njeri tjetrit.
Si pjese e grupit rinor në Vis Albania Klaris Kurtaj përcolli eksperiencën e tij ne ketë projekt.
Në fund të kësaj konference ishte eksperti turistik Ervin Dervishi i cili ka ndihmuar në këtë projekt për të rikrijuar një hartë për pikat e shtigjeve të ndryshme në Shkrel.
Konferenca përmbyllëse e projektit “Forum” u përmbyll me një kokteil për të gjithë të pranishmit.