“Nuk e du më vajzën se nuk është e vi rgjër”/ Çudia në Tiranë, dhëndri kujtohet pas një muaji martesë

Daja i një vajze të re të sapomartuar, dy.shohet se ka.nosi burrin e saj, i cili pas një muaji i martuar u kujtua që natën e parë të martesës ajo nuk ishte e vir.gjër dhe ndaj ajo duhet të kthehej tek prindërit.

Ngjarja që është zbardhur nga komisariati numër pesë në Tiranë, u zbulua nga den.oncimi i dhëndrit të trembur, i cili u martua në mes të muajit shtator dhe në një nga ditët e asaj që duhet të ishte si muaji i mjaltit, telefonoi vjehrrën duke i thënë: hajde merr vajzën nuk ishte e vi.rgjër!

Sipas burimeve ekskluzive të gazetës Si, A. T, i moshës 34 vjeç jeton në një fshat në periferi të Tiranës. Ai është nga fshatrat e Shkodrës dhe u martua me shkuesi gjatë muajit shtator, tre muaj pasi të dyja familjet ndërhynë për t’i njohur e për t’i lidhur në martesë.

I riu tregon në komisariatin numër pesë “problemet mes meje dhe L. nisën menjëherë pas natës së parë, ne nuk bëmë celebrime. Gjatë kryerjes së marrëdh.ënieve bashkëshortore konstatova që nuk ishte e vi.rgjër. Një javë pasi konstatova këtë problem vura në dijeni mamanë time pastaj telefonova mamanë e L. I thashë në telefon që ajo nuk ishte vajzë, nuk ishte grua për mua dhe se duhet të vini ta merrni”, shprehet në de.noncimin e kryer në polici dhëndri i ri.

Por më tej dhëndri tregon se pikërisht përgjigjja që mori nga ana tjetër e telefonit nga vjehrra ishte “do ta mbash me det.yrim, përse nuk na vure në dijeni që natën e parë të martesës”.

Problemet për A. T kanë nisur në ditët në vazhdim, ku ai ka marrë telefonatë nga daja i L. , i cili e ka kër.cënuar disa herë.

“Më tha nëse e lëshon L. do të dalë punë, më tha më mirë mb.yllu në shtëpi”.

Sipas dhëndrit kërc.ënuesi është daja i dytë i nuses dhe këtë person ai e ka njohur ditën kur është shpallur fejesa. “Nuk e di nëse ky person disponon ar.më z.jarri – thekson A.T, por kërkoj që ky shqetësim të ndiqet ligjërisht”.

Burimet bëjnë të ditur se menjëherë është marrë në pyetje nusja e re, e cila fillimisht tregon që pas natës së parë të martesës nga fr.ika ka treguar se kush ishte personi me të cilin ajo kishte pasur një lidhje. “A. më pyeti a kisha pasur ndonjë lidhje, më tha trego të vërtetën se do jesh gruaja ime. I tregova – shton e reja. Ai mori në telefon në sy tim dhe kërkoi – hajdeni merreni se nuk është e vi.rgjër. Dh.unë fizike nuk ka pasur ndaj meje, por kër.cënime si nga burri edhe nga vjehrri dhe vjehrra kam pasur”.

E reja kujton se vjehrri i ka thënë “ti ke dashnor? e fr.ikësuar pranova që po. Ua thashë këtë gjë kur ata po pinin kafe dhe nga fr.ika se në mur kishin një çifte. Më pas aty erdhi im shoq , ata i treguan çfarë pranova unë nga fr.ika, im shoq më kapi nga flokët dhe se më gju.ajti me shp.ulla”.

Sipas burimeve policore të gazetës Si është kryer këqyrja dhe kontrolli i banesës së dajos, të cilit nuk i është gjetur asnjë send i palig.jshëm. Dajo deklaron: nuk e kam kërc.ënuar në asnjë moment dhëndrin, vetëm e kam sh.arë. më njoftoi motra e L, pra mbesa e cila më dërgoi një video, ku mbesa L . po merrej në pyetje nga dhëndri dhe vjehrri e vjehrra dhe ajo aty pranonte se kush ishte personi që kishte pasur të dashur para martese. E mora në telefon dhe i thashë: ca janë këto gjëra a jena miq, por dhëndëri më tha: nuk jena më miq, hajde merr mbesën pasi nuk ka dalë e ndershme. U sh.amë të dy, i thashë për çfarë arsyeje po i bëni këto gjëra që kujtoheni pas 30 ditëve martesë por dhëndri kërkoi: hajdeni merreni, nuk është grua për mua.

E ëma e nuses së re pretendon nga ana e saj se jeta e të bijës rrez.ikohet, por se ky nuk është aspak shkak për ndarje: ata duan ta lëshojnë pasi ime bijë nuk di të bëjë pune shtëpie dhe u kujtuan shumë vonë, nëse nuk ishte e ndershme të na thoshin ditën e nesërme këmbëngul gruaja që po ashtu shton para oficerit të komisariatit numër Kamëz: ata po na tu.rpërojnë, ime bijë tani nuk është më e vi.rgjër dhe nuk ma merr më askush.

Policia tregon për gazetën Si se dosja do referohet për ka.nosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike, pasi rezulton që përgjatë dy ditëve të fundit përpara denoncimit daja ka telefonuar plot 21 herë në numrin e dhëndrit. (SI)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME