Ai i bëri bllok e ajo u zhduk pa gjurmë, flet i dashuri i vajzës shqiptare të humbur në Greqi

Prej javësh vazhdon e zhdukur, Artemisi Vasili, vajza shqiptare në Greqi.

Në median greke, si dhe nga familjarët, kishte dyshime se ia kishte mbathur me ish të dashurin 24-vjeçar, me të cilin përjetoi një romancë dashurie, por jo.

Emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet.

Ai zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Artemis kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë të dhënë për ti treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet.

Shoqja e fëmijërisë e vajzës së zhdukur prej më shumë se një jave, foli në lidhje me zhdukjen që i kushtoi shumë duke thënë se “e kishte mërzitur”. Ajo zbuloi detaje rreth romancës me 24-vjeçarin, gjë që mund të ketë shkaktuar edhe gjendjen e rënduar psikologjike në të cilën e panë disa kalimtarë ditën e hënë.

“I dashuri i saj e bllokoi në Facebook dhe nuk donte që ata të vazhdonin. Kjo e shqetësoi atë. Por në një masë të tillë, të zhduket? Kjo na befason të gjithëve. Duhet të ketë ndodhur diçka tjetër që e tronditi… “, tha shoqja.

Ndërsa vëllai i të zhdukurës, Aris Vassilis, padyshim i pikëlluar, i bëri thirrje kujtdo që di diçka rreth zhdukjes të kontaktojë Autoritetet . “Unë i kisha dërguar një mesazh mikut të saj, por ai nuk bashkëpunoi me mua në fillim, tashmë më ka bllokuar.

Pastaj ai më tha se ata nuk kanë biseduar për më shumë se dy muaj, nuk e di nëse ajo që ai më tha është e vërtetë,”. Artemis është e gjatë 1.62 m dhe flokë të gjatë kafe. /albeu.com/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME