Nje histori frymezuese e nje vajze qe ka treguar forcen dhe motivimin per te vazhduar perpara ne jete, per te mbeshtetur personin qe do ishte burri i saj dhe ja ku jane sot.
Suela dhe Florenci janë dy të rinj nga Shqipëria qe jane fejuar me mbleseri. Vetëm një muaj para martesës Florenci pëson një aksident në Greqi ku ishte punëtor ndërtimi dhe mbeti i paralizuar.
Përshëndetje JOQ! Doja të tregoja historinë e jetës time.Unë jam Suela, në moshën 18 vjeçe fejohem me mblesëri me një djalë të quajtur Florenc 23 vjeç. Gjërat shkonin shumë mirë, u dashuruam shumë me njëri-tjetrin dhe pas dy vjetësh vendosëm të martoheshim.
Por, një muaj para martesës burri im i ardhshëm pëson aksident në Greqi në ndërtim dhe fatkeqësisht mbeti i paralizuar.Çdo gjë ndryshoi në jetën tonë, mua mu desh të shkoja në Greqi të kujdesesha për të që ndenji 6 muaj në spital. Pastaj vështirësitë në jetën tonë ishin çdo ditë të pranishme
Por, falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë, sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë, Lorenën, dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh…