A i trembet përballjes me ish “zonjën e hekurt” të PD? Basha flet për lëvizjen e Jozefina Topallit

Një ditë pasi ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, prezantoi partinë e saj të re “ Lëvizja për Ndryshim” ku do të angazhohet në zgjedhjet e ardhshme, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se nuk i trembet përballjes me partinë më të re në garën e 25 prillit.

I pyetur nga mediat në konferencën për shtyp, Basha u shpreh shkurt dhe i qartë me “jo”, për përballjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas Bashës, prioriteti i tij është i përcaktuar nga interesi publik dhe “nuk kam kohë për të humbur me asnjë person”.

Pyetje: Ish nënkryetarja e PD ka zyrtarizuar lëvizjen më të re duke u bërë pjesë aktive e politikës. A i trembeni ju një përballje me atë që deri dje cilësohej si “zonja e hekurt” në selinë blu në garën e 25 prillit, pasi në fjalën e saj mbrëmë ju shpalli luftë të hapur edhe ju si lideri i opozitës?

Basha: Jo, pyetja e dytë?

Pyetje: A besoni ju vërtet si gazeta e partisë suaj RD se lëvizja e Topallit apo partia e Patozi janë vërtet parti kukulla të Ramës?

Basha: S’kam kohë për të humbur as me këtë çështje as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, nuk i përcakton askush tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...