Lot gëzimi nga gërmadhat e ndërtesave në Izmir, vajza 3-vjeçare nxirret e gjallë pas 65 orësh

Nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi u nxor e gjallë një vajzë 3-vjeçare. Siç raportojnë mediat vendase, përpara vajzës, u nxorën të gjallë edhe nëna dhe babai i saj, pas disa ditëve tashmë nën rrënoja.

Vajza e vogël me emrin Elif, u nxor nga gërmadhat mes duartrokitjeve dhe më pas u transportua në spital ku u konstatua se ka plagë të lehta.

Gjyshi i saj tha për mediat se Zoti bëri një mrekulli për ta ditën e sotme.

Edhe pse shpresat për ta gjetur Elfin të gjallë po shuheshin, vajza arriti që të dilte e gjallë nga rrënojat e banesës në Doğanlar 65 orë më vonë. Ata që ndodheshin të pranishëm, nuk i mbajtën dot lotët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...