Samije Gerbeti është zonja e cila preku publikun me historinë e saj prekëse në “Aldo Morning Show”. Samije deklaroi se do shiste veshkën për të përballuar jetesën.
Gjatë bisedës me Aldon, Samije tha se nuk mund të paguante dot qiranë e shtëpisë pasi i mungonin të ardhurat.
Por pas kësaj telefonate në “Aldo Morning Show”, Samijes i është ndryshuar jeta tërësisht. Tashmë ajo është punonjësja më e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, është njohur me rastin dhe u kujdes që 53-vjeçares t’i mundësohej një vend pune në QSUT.
Tashmë Samija do të punojë si sanitare në QSUT dhe puna do t’i mundësojë edhe bashkimin me fëmijët e saj.