Një nënë 30-vjeçare është tmerruar nga ajo që gjeti në pelenën e foshnjës së saj duke e publikuar në Facebook atë që ndodhi
Kayleigh Smith po bëhej gati që t’ia vendoste pelenën fëmijës së saj kur dora i preku diçka me majë brenda
Papritmas aty gjen një gjilpërë që kishte mbetur në rrethana ende të paqarta. “E bëj këtë postim për të sensibilizuar nënat e tjera që të mos i marrin gjërat të mirëqena”, shkroi ajo në Facebook duke ngjallur mjaft reagim
Pasi postimi u bë viral, nëna u kontaktua edhe nga kompania që kishte prodhuar pelenën, e cila i kërkoi ndjesë duke premtuar se do të rrisë kontrollin gjatë zinxhirit të prodhimit