Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një 42-vjeçare e cila kërkon nënën e saj biologjike.
Ajo është braktisur kur ishte foshnjë tek shtëpia e fëmijës dhe pasi e mori vesh që ishte e birësuar, filloi ta kërkojë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe nëna e saj. Ajo e braktisi për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve në atë kohë, por kur u rikthye sërish për ta marrë, nëna nuk e gjeti më kurrë vajzën sepse ishte birësuar. Gjithë këto vite ajo e ka kërkuar, por pa asnjë rezultat.
Irena: Unë kam ardhur këtu për nënën time biologjike.
Ardit Gjebrea: Si quhet nëna jote biologjike?