Brikena Asa ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për projektin e saj më të fundit që e bëri bashkë me Altin Sulkun.

“Ça m’ke bo” ka vetëm dy javë që është publikuar dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Këngëtarja rrëfeu sakrificat që i është dashur të bëjë për të ndjekur rrugën e muzikës, teksa tha se i është dashur të dalë dhe nga dritarja pasi i ati nuk dëshironte që të merrej me muzikë.