Pak ditë më parë, Sindi Loci, vajza e re tek “Përputhen”, zbuloi se nuk kishte qenë kurrë e lidhur dhe se ishte e virgjër.
Por, ditën e djeshme, 22-vjeçarja “shpërtheu” kundër opinionistit, Arjan Konomi, për mënyrën se si ishte shprehur në lidhje me jetën e saj personale.
“Më vjen keq që në këtë moshë që je ti, nuk ke provuar akoma një ndjesi siç është dashuria”,- është shprehur disa puntata më parë Arjani, fjali që Sindit duket se nuk i ka pëlqyer aspak.
Menjëherë pas hapjes së këtij diskutimi, në studio kanë plasur debatet edhe me konkurrentët e tjerë, pasi Sindi kishte disa gjëra për të sqaruar.



