Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas su lmeve që i kanë ardhur nga Tirana dhe Prishtinë pas një qëndrimi të tij për “konf liktin e ngrirë” Kosovë-Serbi.

“Ata kanë problemet e tyre të brendshme. Deklarata ime ishte e saktë dhe e qartë, unë po flisja për nevojën për të shmangur një politikë të kon fliktit të ngrirë dhe që një kon flikt i ngrirë mund të çojë në një ko nflikt në të ardhmen, gjë që askush nuk do të dëshironte të ndodhte”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se “Disa më su lmuan për tradhti këtu në Beograd. Ata që nuk duan të dëgjojnë atë që po them, nuk mund t’i ndihmoj”, shtoi ai duke deklaruar se se politika e paqes është e rëndësishme për Serbinë.

“Është e rëndësishme për mua që të ruajë paqen dhe kjo do të jetë politika e Serbisë,” deklaroi Vuçiç. Një ditë më parë, ai tha se nëse kon flikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet po mbetet i ngrirë për një kohë të gjatë, ai do të majiset siç ndodhi në Nagorni-Karabak.

Pas kësaj deklarate, kanë reaguar Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Avdulla Hoti, ish-kryeministrat Sali Berisha e Pandeli Majko, që e cilësuan si “shpallje luf te”.