Sëmundja e fëmijës i futi në kredi/ 30-vjeçarja kërkon punë, refuzohet pasi nuk i ka dhëmbët e para

Varfëria pa dyshim që është një nga fenomenet më të shpeshta që haset në Shqipëri, sidomos në ato familje që janë zhytur në halle dhe probleme familjare.

Një rast i tillë, ku një familje kërkon ndihmë për të dalë disi nga situata e vështirë që e kapluar, ka mbërritur pranë redaksisë së “JOQ Albania”. Një grua 30 vjeçare, banuese në Tiranë, ka ‘shtrirë’ dorën për ndihmë. Mes dhimbjesh dhe vështirësisë, gruaja na shkruan se është një nënë e dy fëmijëve.

Ajo shprehet se nuk ka një ekonomi bazike për të mbajtur familjen, pasi rroga e bashkëshortit të saj shkon në bankë. Ajo citon se ka marrë një kredi për arsye të shëndetit të fëmijës dhe shlyerja e saj e ka lënë familjen me stomakun bosh.

Gjithashtu 30-vjeçarja shprehet se ka kërkuar punë kudo, por punëdhënësit nuk e pranojnë për shumë arsye. Sipas saj shkaku kryesor i papunësisë së saj, është pasi gjatë intervistës e shohin që nuk i ka dhëmbët e parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME