E mahnitshme/ Njihuni me gjeniun shqiptar, është vetëm tre vjeç po di të lexojë, nëna e tij: Mësoi të lexonte vetë edhe numrat

Eljo lexon rrjedhshëm edhe pse është vetëm 3 vjeç. Që 30 muajsh Eljo dinte alfabetin anglez dhe atë në gjuhën shqipe, por kur sa kishte mbushur 2 vjeç në një natë dhjetori, befasuese për Evën ishte zbulimi se i biri kishte mësuar vetë të lexonte.

 

 

“Mora librin bletë zuzuja fillova t’ia lexoj, nga mesi u lodha edhe nuk po ia lexoja sic ishin fjalët në libër edhe ai e lexoi vetë . U çuditëm thashë mbase e ka mësuar përmendësh se ia kisha lexuar shpesh në darkë dhe i vura gazeta e libra të tjerë përpara dhe ai lexonte vërtetë”.

 

Gjithashtu 3 vjeçari të surprizon me numrat. Eljo që nuk është njësoj si fëmijët e tjerë, përvetëson habitshëm njohuritë që lexon. Ai i dashuron librat, enciklopeditë për një moshë më të rritur se ai dhe kjo është dhurata që u kërkon gjithmonë prindërve.

 

Eljo di edhe të shkruajë, edhe pse në mënyrën e tij, i lënë i lirë në botën e tij me një dhunti të veçantë të pashpjegueshme nga prindërit i vetmi shqetësim i tyre është e ardhmja. Mungesa e një programi të veçantë dhe stafit të specializuar për 3 vjeçarin me inteligjencë të lartë në kopsht si dhe në vijim do të sillte dëshirën e pakët të të miturit për të dëgjuar shpjegimin e arsimtarëve për gjërat që ai tashmë i di.

 

“ Nuk bindet që ta mbajë lapsin siç duhet . Ky është problemi që kemi hasur sepse s’kemi gjetur institucione ku ta çojmë dhe të mësohet e nga ndonjë mësues e psikolog. Deri sa ti vijë mosha e shkollës atij do i ketë kaluar disa klasa që tani”, thotë Emiljano Riza.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME