Agron Mehmeti 42 vjec është pjese e komunitetit rom, por një baba që ka punuar që 16 vjeç.
Ai është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan për të bërë një apel për të ndihmuar vajzën e tij të sëmurë me leuçemi. Vajzën e ka 22 vjeç dhe një vit më parë ajo u bë nënë, por pas këtij gëzimi, ju shfaq leucemia akute.
Agroni: Vij nga Peqini, familja ime përbëhet nga 6 persona, dy vajza dhe dy djem, unë dhe bashkëshortja ime.
Mirela Milori: Ne sot do të flasim për Rominën, cila është historia e saj?
Agroni: Rominën e martuam në vitin 2018 dhe pas martese ajo mbeti shtatzënë. Unë si prind, por edhe familja ku jeton Romina i bënin analizat dhe kontrollet të paktën çdo muaj.
Në ekran dalin fotot e Rominës dhe Agroni preket, thotë që ajo është shumë e bukur. Ai tregon se është mrekulli nga Zoti që ajo jeton, sepse doktorët i kishin dhënë vetëm 1 javë jetë. Romina ishte në gjendje kritike, por me besimin në Zot, Romina është mirë.
Agroni: Romina ngeli shtatzënë dhe çdo gjë ishte në rregull deri në momentin që lindi. Lindi me operacion dhe ditën e dytë Romina pëson një paralizë faciale. Ditën e tretë Romina merr të ëmën në telefon dhe i thotë mami unë nuk jam mirë, pësova diçka në fytyrë dhe në buzë.
Gruaja ime hyri në dhomën tjetër e po qante. Marr gruan vij në spital, tek Stacioni i Trenit, tek Materniteti. Shoh Rominën kishte pësuar paralizë raciale. Kur doli pas disa ditësh, vazhduam me fizioterapi. Pas 4 muajsh Romina, pëson një veshje syri me gjak dhe disa gunga në kokë.
Bëri analizat prapë dhe pas 3 ditësh, përcaktojnë se Romina ishte e sëmurë me leucemi akute. Kur ma shpjegoi doktoresha se çfarë ishte, aty mu përmbys bota, mu bë errët çdo gjë.
Kur më thanë që Romina është në një gjendje kritike, aty u bëra më keq, desh bëra një gabim fatal. Isha në katin e tretë, por aty një moment mendova që unë po iki, po kush do ma shohë Rominën, sepse unë jam forcë për të, unë babi i saj.
Në ato momente thashë do shoh vajzën time dhe do bëj të pamundurën sa mundësi kam. Ai instinkti prindëror, kërkova ta çoja jashtë, i thashë ju lutem, çfarë mund t’i bëj? Ata më thanë Romina nuk mund të lëvizë për momentin jashtë Shqipërie sepse pësonte trombozat. /tvklan.al