Eni Çobani i kërkon llogari pse nuk e nxjerr gruan për kafe, burri: Mos do të shkosh në Hënë?

Shkëndija dhe Kastrioti të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 7 vitesh janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare.

Shkëndija ka thirrur bashkëjetuesin e saj sepse ai i ka vënë një kusht, të dërgojë vajzën e saj që ka nga martesa e parë tek prindërit, sepse nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk e rrisin dot.

Shkëndija nuk e pranon këtë gjë sepse thotë që nuk jeton dot pa vajzën e saj, plus që është e sëmurë. Ajo ka shtuar më tej se para se të jetonin bashkë, Kastrioti i kishte premtuar që do jetonin së bashku me vajzën.

Shkëndija: Vij nga rrethi i Patosit. Unë kam qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur dhe një vajzë. Më pas unë kam jetuar 2 vite tek prindërit e mi. Ata menduan të më martonin sërish me këtë zotërinë këtu.

Unë kam bashkëjetuar me të 6 vite dhe sot më thotë që lëre vajzën tek prindërit e tu dhe hajde të jetojmë bashkë. Kur unë një vajzë kam dhe e kam të sëmurë, si ta largoj nga vetja ime vajzën, ta lë tek prindërit e mi. Kur deri dje më pranove, më the unë të pranoj me këtë vajzë.

Kastrioti: Unë të kam thënë derisa të rregullohemi nga ekonomia, vajzën mund ta lësh tek babai edhe tek nëna.

Eni Çobani: Pse ata kanë ekonomi të mbajnë fëmijën?

Shkëndija: Moj zonja Eni unë për vajzën time punoj vetë . Kur kam pirë kafe për herë të parë me këtë zotërinë, jemi takuar në një lokal e më ka thënë, kam një nënë 80 vjeç, aktualisht jetoj me qira.

Eni Çobani: O zoti Kastriot, po prezantohet njeriu dhe i thotë që jam në shtëpi me qira, kam e një nënë 80-vjeçare dhe të dua t’i shërbesh nënës, prezantim është ky tani? Vërtet kjo vinte nga një hall, e divorcuar, por jo deri në këtë pikë.

Shkëndija: Më tha kam një nënë 80-vjeçe, jetoj në shtëpi me qira, por mund të zgjasë vetëm 1 vit dhe do rrimë në shtëpinë tonë. Edhe unë i thashë që kam një vajzë.

Eni Çobani: Shkëndije të të bëj një pyetje, ke 7 vite që qëndron me këtë zotërinë, moj ke parë ndonjë ditë të bardhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME