Klodiana Shala e përlotur: Para se te vija tek “Historia ime” babai më tha mos…

Ndodhemi në periudhën më të bukur të vitit, në atmosferën e festave të fundvitit, ku secili prej nesh bën bilancin e vet për vitin që po lemë pas.

Vit i cili për hir të së vërtetës, nuk ka qenë aspak i lehtë për të gjithë, me momente të vështira, pasiguri dhe mbi të gjitha nën efektin dhe frikën e pandemisë. Të gjitha këto e bëjnë këtë fundvit të pazakontë.

Megjithatë, edhe para se të mbërrinte pandemia, duket se atmosfera e fundvitit dhe mënyra e festimit ka ndryshuar ndër vite… Nëse do të sillnim ndërmend mënyrën se si pritej ndërrimi i viteve para viteve ’90 dhe atë të pas viteve 90 do të kuptonim se shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë.

Për ndryshimet e vogla dhe të mëdha që ekzistojnë mes dy periudhash dhe për fundvitin e pazakontë të cilin po jetojmë, me shumë ndjenja të përzjera brenda nesh, do të flasin në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, një panel majft interesant Klodiana Kadillari regjisore, Klodiana Shala sportiste, Aba zeneli psikologe dhe Zhani Ciko muzikolog i cili do jetë në një lidhje Viber.

Ndërkohë që flinin për mënyrën se si e kemi festuar Vitin e Ri ndër vite, Klodiana Shala u emocionua dhe u përlot.

Mirela Milori: Klodi si i mban mend ato ditë?

Klodiana Shala: Kur erdha këtu në fillim, po lyhesha e më thanë ku do shkosh? Tek emisioni i Mirelës e më tha baba atëhere nuk do vesh shumë rimel se do qash, i thashë e kam festive dhe me të vërtetë më bëre të qaj.

Mirela Milori: (Qesh) Unë dhe kur dua t’ju gëzoj, ju qani, s’është faji im. Ju qani dhe kur gëzoni në emisionin tim.

Klodiana Shala: Na ke emocionuar pa masë. Kujtova tani, ajo stema e TVSH që sa herë nuk na vinte ne i gjuanim televizorit, o vëllai mbante antenën lart, ku di unë se çfarë historia.

Tani ne qeshim, mund të na duken të dhimbshme dhe po aq të bukura, ato emocionet e papara. Ajo ulja në tavolinë që nuk e di, nuk besoj se kishim aq sa kemi tani, por kënaqësia më e madhe ishim të gjithë bashkë.

Aty kemi pasur dajat, tezet, të afërmit etj. Po kënaqësia më e madhe është tavolina, ajo miqësia, dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin, që mblidheshim dhe flinim të gjithë kalamajtë e fisit në tokë se atëherë ishim dhomë e kuzhinë dhe shtrinim jorganët.

Kënaqësia është se ishim të gjithë të çiltër, të pastër, ai ushqimi që ne hanim na pëlqenin jashtëzakonisht shumë nga gjyshet dhe mamatë tona. Kurse tani marrim njëri-tjetrin në telefon dhe themi çfarë do bëjmë. Njëri është këtu, njëri është atje, familjet janë të ndara. Unë vëllain tim, familjen time e kam jashtë shtetit.

Mirela Milori: Do të të ftoj në një emision tjetër dhe nuk i dua më sytë me lot se nuk të kam parë kurrë të qash përveçse në rastet kur ke marrë ndonjë medalje.Klodiana Shala:Me të vërtetë është për

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME