E rritur me gënjeshtra, Mirela rrëfen si e zbuloi që ishte e adoptuar

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Mirela, një grua e cila kërkon të zbulojë të vërtetën e jetës së saj dhe të takojë nënën biologjike që e ka braktisur në shtëpinë e fëmijës.

Mirela: Unë vij nga Italia, jam e martuar, kam dy djem, njëri është 27 vjeç dhe tjetri bën 22. Jam shumë e lumtur me familjen që kam krijuar, por jam edhe më shumë e kënaqur me familjen që më ka ndihmuar të rritem, të edukohem, të shkollohem pasi kam qenë një fëmijë i adoptuar.

Ardit Gjebrea: Si e more vesh?

Mirela: Ndoshta dhe intuita ime, në bazë të shumë episodeve që kam kaluar kur kam qenë fëmijë. Një herë në lagje për shembull, ishim duke luajtur, një fëmijë u bë me nerva dhe më shtyu edhe më tha ik se ti nuk e ke as mamin as babin. Shkova në shtëpi dhe i tregova mamit, e më tha është fëmijë nuk e ka ditur se çfarë ka thënë. Një episode tjetër, aty në oborr prapë i njëjti fëmijë thotë që gjithë ata që kanë vetëm një fëmijë, janë fëmijë të adoptuar.

Ardit Gjebrea: Që nuk qëndron por ty të dha një sinjal.

Mirela: Në vitin e dytë gjimnaz, na kërkuan të gjithëve certifikatën personale dhe i them mamit që më duhet certifikata personale, më pyeti për çfarë arsye, e i them që na i kanë kërkuar në shkollë. Mirë thotë merre aty në syzë e ke.

E hapa i thashë nuk është dokumenti, më tha në dorë e ke, i thashë unë po çne Dallëndyshja, unë jam Mirela e më tha jo Dallëndyshe e ke. Vendlindja është Elbasan, unë kam lindur në Shkodër, jo në Elbasan më tha. Po si nuk e di unë i thashë dhe për momentin mbeti.

Më tha ka qenë babi me punë aty në Elbasan, kemi ndenjur dy vjet dhe atje ke lindur ti, pastaj jemi transferuar në Shkodër. E lashë muhabetin dhe çova certifikatën në shkollë dhe profesoresha e dinte historinë dhe klasa e dinte që unë isha fëmijë i adoptuar. Mendova të pyes njerëzit e afërm dhe shkoj tek tezja që e kisha më afër. Tezja ka një vajzë që unë asaj i jam mirënjohëse që ma ka kallëzoi të vërtetën.

Ardit Gjebrea: Si ta kallëzoi?

Mirela: I thashë çfarë ke nevojë ti prej meje, t’i bëj unë punët e shtëpisë, ti laj unë enët? Mirë më tha e unë i thashë ama ti duhet të më kallëzosh mua një diçka dhe ma kallëzoi historinë.

Ardit Gjebrea: E diskutove këtë gjë me prindërit pasi e more vesh?

Mirela: Jo, ata kanë bërë sakrificë që unë ia di për nder tërë jetën, ata paçin dritë se kanë 20 vjet që kanë vdekur. Përderisa ata nuk më thoshin vetë, as unë nuk doja të hapja muhabet. Fillova kërkimet në qetësi. Shkova pyeta në brefotrofin e Shkodrës, më thanë nuk ka, vetëm një dokument i thjeshtë emri, ditëlindja dhe vendlindja, asnjë gjë tjetër as atësi as amësi.

U lidha me një punonjëse të brefortofit për fat dhe më tha që në Shkodër nuk ke gjë, por ti duhet të shkosh atje ku ke lindur, mund të gjesh më shumë gjëra. Atëherë isha akoma vajzë s’mund të shkoja rrugëve vetëm. U fejova, u martova, burri e dinte këtë punë dhe e pranoi pa pikë problemi. Shkova në Elbasan, ajo e zyrave më mirë besoj, më tha futu gjeje, por mos prek asnjë gjë.

Gjeta bllokun me vitin 1966, e mora dhe e gjeta veten time në bazë të emrit që familja ime që më ka rritu nuk e kishte ndërruar. Në dokument unë e kisha emrin Dallëndyeshe, emri i nënës ishte Bajame Ahmeti dhe emri i babait me pikëpyetje. Kur u ktheva tek ky personi, i thashë kqyre dokumentin e më tha ajo që njoh unë nuk e ka emrin Bajame por e ka Ismete Bylykbashi.

Ardit Gjebrea: Pra i kishin ndryshuar emrin apo çfarë?

Mirela: Këtë gjë unë nuk e di, e di vetëm ajo. Ndoshta atë dokument e kanë falsifikuar, unë e njoh tha ajo dhe ma merr mendja se ajo është. Për mua ajo ishte ura lidhëse dhe thashë që nuk i ndahem më. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME