Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i ka dalë në mbrojtje drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor,

Genoveva Ruiz Calvera dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca pasi ditët e fundit në media janë aku zuar nga eksponentë të opozitës se favorizojnë kryeministrin Edi Rama.

Deputeti socialist Taulant Balla i quan sul me të ulta dhe të pabaza, që konfirmojnë pamundësinë e PD-së për tu reformuar dhe çliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.

“Sul met e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu reformuar dhe cliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.

Ato konfirmojnë edhe pamundësinë e drejtorit de jure të PD Lulezim Basha për tu distancuar nga kjo politikë qorre. Qoftë kur su lmo hen partnerët e Shqipërisë apo përfaqësuesit e tyre, qoftë kur sul mo hen dhe van dali zohen institucionet apo prona publike.

Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mirënjohje BE dhe përfaqësuesve të saj për angazhimin e vazhdueshëm në dobi të reformave si dhe në programet e shumta të asistencës dhe ndihmës për Shqipërinë”, shprehet Balla.